Papunësia është ulur gradualisht që kur Macron mori detyrën

Papunësia në Francë ra gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, por kjo rënie është më e ulëta në 14 vite.

Sipas Agjencisë së Statistikave INSEE, shkalla e papunësisë në Francë ra në 7.3 % nga 7.4 % në tre muajt e parë të 2022.

Papunësia në këtë vend ka rënë në mënyrë të qëndrueshme që kur Presidenti francez Emmanuel Macron mori për herë të parë detyrën në vitin 2017, atëherë kur shkalla e papunësisë ishte 9.5%.

Përtej uljes së përgjithshme të papunësisë, raporti tremujor i punësimit nga agjencia e statistikave tregoi se papunësia tek të rinjtë u rrit në 16.3% nga 16.0% që ishte në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Ky përmirësim i fundit i nivelit të papunësisë në vend është një lajm i mirë për Macron, i cili u rizgjodh për një mandat të dytë 5-vjeçar muajin e kaluar.

Klan News