NormandyUdhëheqës nga vende të ndryshme të botës morën pjesë sot në Ceremonitë përkujtimore të 70-vjetorit të zbarkimit në Normandi të forcave aleate. 6 qershori i vitit 1944 shënoi edhe pikën e kthesës në Luftën e Dytë Botërore që ndryshoi edhe rrjedhën e historisë. Presidenti francez Francois Hollande mbajti edhe fjalimin përshëndetës.

FRANCOIS HOLLANDE, PRESIDENT I FRANCES: “Çdo burrë që mori pjesë në këtë zbarkim, 70 vjet më parë, është hero. Franca nuk do të harrojë kurrë çfarë i detyrohet atyre. Nuk do të harrojë gjithashtu edhe solidaritetin me Shtetet e Bashkuara”.

Presidenti amerikan Barak Obama e vuri theksin tek rëndësia e kësaj dite të shënuar të historisë botërore.

BARACK OBAMA, PRESIDENT I SHBA: “Kërkesa e Amerikës, angazhimi ynë për lirinë, barazinë, për dinjitetin e qenësishëm të çdo qenieje njerëzore u shkruajt me gjak në këto plazhe dhe do të qëndrojë këtu në përjetësi”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe një numër i madh veteranësh të luftës së dytë botërore si dhe krerë të tjerë shtetesh, si kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Ukrainës, Petro Poroshenko. Për të parën herë, në këtë ceremoni, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas i sapozgjedhur u takuan në praninë e kancelares gjermane Angela Merkel, gjatë të cilit u diskutua edhe kriza ukrainase.

 

Tv Klan