Dekretohet menjëherë nga Macron pas miratimit në “Kushtetuese”

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk pyeti fare për protestat e dhunshme që jo vetëm i vunë flakën Francës, por e ndoqën edhe në vizitën e tij në Holandë këtë javë.

Rritja me 2 vite e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç u botua mëngjesin e kësaj të Shtune në fletoren zyrtare, menjëherë, vetëm pak orë pasi Makron vuri firmën mbi të, edhe pse hyrja në fuqi mund të priste disa ditë. Të Premten, reformës iu hap drita jeshile edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Shumica qeverisëse nuk ndryshoi mendje as në bisedimet disa ditore që kryeministrja Elizabet Born pati me përfaqësuesit e sindikatave. Të menjëhershme ishin edhe reagimet nga opozita.

Deputeti i ekstremit të majtë Fronsua Ryfë, në një postim në Tuiter tha se Macron e nënshkroi ligjin, hajdutçe natën. Clementine Autain, deputetja tjetër e të majtëve radikalë tha se lufta nuk mbaron me kaq, duke paralajmëruar 1 Majin si protestën e madhe të ardhshme kundër presidentit.

Manifestimet e dhunshme nuk u ndalën gjatë të Premtes deri në orët e vona. Sondazhet tregojnë se më shumë se 2/3 e francezëve janë kundër kësaj reforme.

Tv Klan