Baner për bluzat e bardha: Shpesh harrojmë heronjtë e vërtetë

Në përpkekje për të ndaluar sa më shumë përhapjen e koronavirusit, një pjesë e madhe e popullsisë në Europë janë vetëizoluar. Bizneset janë mbyllur ose e kanë reduktuar kontaktin me klientët.

Për të treguar mirënjohjen për personelin mjeksor në të gjithë sistemin shëndetësor në francë, të cilët po punojnë pa pushim që prej shpërthimit të virusit, Collectif Ultras Paris, grupimi më i zjarrtë që mbështet PSG, gjeti një mënyrë origjinale.

Është thjeshtë një baner, i vendosur në rrethimin e një spitali në mënyrë që stafi mjekësor dhe sanitar të ndjejë sadopak mbështetje.

“Shpesh herë harrojmë heronjtë e shoqërisë tonë. Faleminderit personelit mjekësor”, shkruhet në të.

Ky xhest falenderimi për ata që janë në vijën e parë, ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale dhe mediat sportive.

Edhe ky grupim tifozësh ultras, ka bërë thirrje të respektohen rregullat e higjienës personale dhe distancimit social deri sa të eliminohet plotësisht rreziku i infektimit nga COVID-19.

Tv Klan