“Shqipëria, vend i mikpritjes. Strehoi 500 mijë kosovarë”

Përmes një reportazhi nga Shëngjini, media prestigjoze “France 24” ka treguar për jetën e qindra afganëve të mbërritur në Shqipëri, për t’i shpëtuar regjimit taleban.

“Vendi i mikpritjes” siç e cilëson “France 24” Shqipërinë ka premtuar të marrë përkohësisht deri në 4,000 afganë dhe deri tani ka strehuar afro 700, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. 

Reportazhi ndalet në mënyrë të veçantë në rolin e shqiptarëve për shpëtimin  e hebrenjve dhe në strehimin e refugjatëve nga Kosova gjatë luftës me Serbinë.

“Më shumë se gjysmë milioni refugjatë kosovarë u strehuan nga regjimi i Presidentit serb Sllobodan Millosheviç në fund të viteve 1990. Dhe pas Luftës së Dytë Botërore, popullsia hebraike e Shqipërisë ishte më e madhe se sa kishte qenë para konfliktit”, thuhet në reportazh.

Përveç se një traditë e hershme, mikpritja e ngrohtë ndaj afganëve lidhet sipas medias franceze me historinë e vetë shqiptarëve.

Shqipëria është gjithashtu një vend eksodi, me më shumë se 1 milion qytetarë të saj e kanë lënë vendin që nga vitet 1990, shumica e tyre kërkojnë një jetë më të mirë në vendet perëndimore”, evidenton media franceze.

Megjithatë “France 24” sqaron se Shqipëria nuk është ndalesa e fundit në udhëtimin e afganëve, shumica e tyre shpresojnë të arrijnë në Shtetet e Bashkuara dhe presin që vizat e tyre të bëhen  gati.

Tv Klan