Atmosferë e jashtëzakonshme në autobusin e Francës menjëherë pas ndeshjes që i siguroi ata kalimin në finalen e botërorit të Rusisë.

Jemi krenarë, thotë Mbappe. Ishte ndeshje e vështirë, me shumë ritëm.

Për Olivier Giroud finalja është e jashtëzakonshme. Vrapuam shumë, bëmë një ndeshje të mirë në mbrojtje, bllokuam mirë Hazardin dhe De Bryne. Shpresoj me gjithë zemër që të bëjmë të njëjtën gjë dhe me më shumë efikasitet në ndeshjen e fundit.

Teksa e konsideron një hap gjigand, Paul Pogba thotë se asgjë nuk ka përfunduar, duke lënë të kuptohet se nuk duhet humbur përqendrimi. Shënuesi i golit të fitores Samuel Umtiti, është krenar. Për të fitorja i takon të gjithë grupit.

Goli i tij në minutën e 51 shkaktoi një valë festimesh në mbarë Francën. Në rrugë e sheshe finalja e botërorit është festuar deri në orët e vona të natës.

Tv Klan