Francezët refuzojnë vaksinën “Moderna”


Francezët refuzojnë vaksinën “Moderna”

14:26 06/04/2021

Në Paris preferohen vetëm dozat e Pfizer

Edhe pse Franca, ashtu si gjithë Europa po përballet me ritme të ulta të furnizimit me vaksina nga firmat farmaceutike që kanë marrë lejen e Agjencisë Europian të Barnave, autoritetet franceze po përballen me tendencën e qytetarëve për të përzgjedhur vaksinat.

Mediat franceze shkruajnë se në stadiumin Stade de France, ku ndodhet qendra më e madhe të vaksinimit në Paris, janë në dispozicion rreth 10 mijë doza. Mes tyre, të 6700 dozat e Pfizer janë prenotuar nga personat që duan të vaksinohen.

Ndërsa mijëra dozat e tjera të Modernës të vëna në dispozicion nuk i pranon askush. Të njëjtin shqetësim ngre edhe kreu i urgjencës në Spitalin Avisen në Paris, ku ka një tjetër qendër vaksinimi.

Në qendrën tonë shohim të njëjtin ngurrim për vaksinimin me dozat e Modernës, ndoshta ngaqë është më pak e njohur se Pfizer, ose ngatërrohet me AstraZenecan. Por ne u shpjegojmë se si Pfizer ashtu edhe Moderna funksionojnë me të njëjtin parim të ARN-së lajmëruese dhe kanë të njëjtat efekte anësore dhe nivele efikasiteti”.

Autoritetet duan të përshpejtojnë vaksinimin për të frenuar përhapjen e COVID-19, që ka nxjerrë jashtë kapaciteteve pavionet e terapisë intensive prej dyndjes së pacientëve në gjendje të rëndë.

Tv Klan






Të ngjashme