Franky Zapata dështoi në provën e parë

Franky Zapata, francezi me origjinë nga Marseja, hyri në histori si i pari njeri që përshkon kanalin e La Manshit duke fluturuar.

Pas provës së dështuar të 25 Korrikut, tentativa e dytë ishte ajo e mbara për 40-vjeçarin që ka shpikur këtë pajisje fluturuese.

Zapata përshkoi me sukses 35 kilometrat që ndajnë Francën nga Britania e Madhe për 22 minuta. Shpejtësia maksimale që arriti ishte 170km/h. Sfida më e vështirë e njeriut fluturues ishte ndërrimi në ajër i çantës së shpinës, që shërben si serbator për karburantin e pajisjes.

Franky Zapata u bë i famshëm më 14 Korrik të këtij vitit, kur fluturoi mbi Paris gjatë paradës ushtarake me rastin e Festës Kombëtare në Francë.

Tv Klan