Duke bërtitur “Ju vras të gjithëve”, një person kërcënoi pasditen e kësaj të premteje me thikë në dorë kalimtarët në afërsi të sheshit San Pietro, në Romë.

Menjëherë në vendngjarje ndërhyri policia, e cila sqaroi se i ndaluari është një francez 46-vjeçar. Ai ishte ulur në një tavolinë në restorant, kur pas një konflikti me një kamarier, mori thikën në dorë dhe nisi të bërtiste.

Pas verifikimeve, autoritetet vendosën që ta hetonin 46-vjeçarin në gjendje të lirë./tvklan.al