Këtë fundjavë do të nisë grumbullimi lojtarëve për sezonin e ri por partizani ende nuk ka një trajner. Pas largimit të Skënder Gegës drejtuesit më të lartë të klubit kërkuar rikthimin e Adolfo Sormanit, por kushtet që iu vunë teknikun bënë që ai ta refuzonte ofertën.

Rrjedhimisht me gjasë nuk do të kthehet as Ylber Ramadani, lojtarë shumë i lidhur me trajnerin Sormani i cili e mori nga partizani tek velje në Danimarkë. Në skenë ka dalë një emër i ri, sërish italian. Franco Lerda, 51 vjeç, ish trajner i disa skuadrave në Itali si Lece, Torino, Vicenza.

Këtë të fundit e drejtoi vetëm 6 ndeshje në serie c një vit më parë. Tek partizani i kanë të gjitha gati vec trajnerit. Burime brenda klubit bëjnë të ditur se nëse me Lerdën nuk zgjasin shumë negociatat, ai do të prezantohet para grumbullimit të skuadrës. Pritet gjithashtu ardhja e Bekim Balaj. Sulmuesi kuqezi do të jetë i shtrenjtë financiarisht për të kuqtë por nëse duhet mbajtur niveli i arritur, disa shpenzime duhen bërë.

Teksa Teuta dhe Laçi kanë nisur fazën përgatitore për paraqitjen në Europë, Kukësi ashtu si partizani do të fillojë sezonin e ri pas dy ditësh, me analizat mjekësore të lojtarëve dhe më pas me nisjen e stërvitjes.

Tv Klan