Drejtori i Tv Klan, Aleksandër Frangaj tha mbrëmjen e kësaj të marte në “Opinion” se sondazhet e nxirrnin Ilir Metën një personazh me negativitet deri në 80 përqind. Frangaj u shpreh se ndonëse Basha kishte mendim pozitiv në publik, fakti që ai ishte në koalicion me LSI e penalizoi, pasi votuesit e dinin që bashkë me Bashën do të votonin edhe Kryemadhin. Sipas Frangajt, leximi i këtyre të dhënave të sondazheve e bënë Ramën që ta shfrytëzonte në favorin e tij, duke bërë bashkë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

Aleksandër Frangaj: Lulzim Basha ishte koalicion partner me Ilir Metën, në këto zgjedhje, nuk kishte as një shans me marrë vota. Pse? Strategjia që ndoqi Rama ka ardhur si rezultat i leximit të sondazheve, të gjitha sondazheve, të tijat kryesisht, ku njeriu më negativ ndër politikanët shqiptarë, me negativitetin më të madh ishte Ilir Meta, me 80 përqind negativ. Jemi dëshmitarë?

Baton Haxhiu: Po, e di.

Aleksandër Frangaj: Nga ana tjetër, Lulzim Basha nuk dilte negativ, nuk ka pasur negativitet.

Blendi Fevziu: Jo, negativitetin e ka pasur më të ulët se të tjerë.

Aleksandër Frangaj: Pra Lulzim Basha si individ kishte një pëlqyeshmëri, por jo negativitet të skajshëm si Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Dhe gjithë strategjia e Edi Ramës, duke parë që kishte një kovë me, s’po ia them emrin, po nga ana tjetër kishte Lulzim Bashën një djalë të mirë, i pëlqyer, jo i urryer, u përpoq dhe i bëri bashkë, vota për Lulin tha është votë për këtë kovën me m*t. Dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve, normalë, jo partizanë, nuk guxuan ta votojnë Lul Bashën, sepse thanë vota për Lulin, që unë do ia jepja po të mos ishte me Monikën… Unë e kam bindje që LSI ka qenë goditje shumë më e madhe për mosfitoren. Nuk po e quaj për humbjen, por dua ti vej një emër: mos fitoren e Lulit.

Blendi Fevziu: Dhe ti e quan argument kryesor këtë?

Aleksandër Frangaj: Një nga. Unë di shumë njerëz dhe ti je dëshmitarë se ne jemi miq dhe rrime përditë bashkë, shumë njerëz, jo partizanë, na kanë thënë që do ta votoja Lulin, do të votoja Fred Rushajn, Jorida Tabakun, pra disa personazhe me pozitivitet si natyrë, si politikanë, por nuk e votoj sepse vota shkon tek Monika./tvklan.al