Drejtori i Tv Klan, Aleksandër Frangaj, u shpreh këtë të martë në emisionin “Opinion” se një ndër shkaqet që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, humbi është papëlqyeshmëria në publik.

Frangaj tha se gjatë dy sondazheve të kryera nga Tv Klan në muajt Shkurt dhe Mars, kryeministri Edi Rama ka rezultuar disa pikë më lart mbi kryetarin e PD-së, Basha, sa i përket pëlqyeshmërisë në publik.   

Blendi Fevziu: Pse nuk u mundka PS-ja?

Aleksandër Frangaj: Sepse jo pa qëllim ta përmenda sondazhin pasi ti e di shumë mirë dhe Shkullaku e di shumë mirë, që kryetari i PS-së, Edi Rama, është disa pikë, shumë pikë mbi kryetarin e PD-së si pëlqyeshmëri publike. E pranojmë. Atëherë si mundet një kandidat i opozitës që e ka pëlqyeshmërinë personale, individuale më të ulët se kryetari i mazhorancës, nëse je më pak i pëlqyer se publiku shqiptar, si do ta mundësh atë që është më i pëlqyer nga publiku.

Baton Haxhiu: Ma thuaj pse Lul Basha është në pikën e tillë?

Aleksandër Frangaj: Fevziu më tha pse nuk e mund. Të thashë nuk e mund dot sepse nëse mes Batonit dhe Shkullakut që hyjnë në garë Batoni është i preferuar normalisht që do të marrë më shumë vota. Nëse shqiptarët preferojnë kandidatin X, atë do votojnë sepse ndryshe nuk e pëlqejnë nëse nuk është më i mirë. /tvklan.al