Suprizë ditën e sotme ishte fakti që në selinë blu shkuan përfaqësues të partisë së ish-Presidentit Bamir Topi për të diskutuar për një marrëveshje të mundshme.

Megjithatë në fund, Sali Shehu, përfaqësuesi i FRD-së nuk ka firmosur  marrëveshjen, por është larguar në drejtim të kryesisë së tij për diskutuar propozimin e PD-së.

Shehu tha në një deklaratë për mediat se ka FRD a kërkuar të përfaqësohet në këtë koalicion pasi aspiron për fitore peblishitare.

“Propozimin do ta diskutojmë me partinë. Besoj se do të kemi lajme të mira. Kemi kërkuar të jemi të përfaqësuar në këtë koalicion që aspiron për një fitore plebishitare, që e meritojnë shqiptarët. Gjërat në detaje do i konsumojmë rast pas rasti” tha ai./tvklan.al