Avokatët kërkojnë rrëzimin e vendimit të Apelit të Posaçëm

Fredi Beleri ka kërkuar lirimin në Gjykatën e Lartë. Avokatët e tij kanë dorëzuar kërkesën për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm që e la në arrest në burg. Ende nuk është caktuar se kur do të shqyrtohet kërkesa.

Ndërkohë në datën 16 Apeli i GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën për pavlefshmëri të përgjimeve. Fredi Beleri i cili doli fitues në zgjedhjet vendore, u arrestua në 12 maj, me dyshimin e korrupsionit pasiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim.

Klan News