Kushdo që zgjedhë të kalojë nga sheshi “Skënderbej”, tashmë mund të përfitojë edhe internet falas. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Albtelecom ka startuar nismën “Tirana Smart City” për ofrimin e shërbimit “Free Wi-Fi” në sheshin “Skënderbej”, ndërsa së shpejti do të vijë edhe në disa nga hapësirat publike të qytetit, si Pazari i Ri, “Qyteti Studenti” apo Parku i Liqenit.

“Testi ynë i parë e kaloi me sukses provën dhe dua t’i ftoj të gjithë, teksa shkoni në shesh, regjistrohuni një herë në rrjet dhe mandej, sa herë të kaloni këtu, do të lidheni automatikisht me internetin falas”.

Përveç internetit falas në zonat më të frekuentura nga qytetarët, Tirana këtë vit, sipas Veliajt në bashkëpunim me Albtelecom do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore, të cilët do të performojnë për publikun shqiptar.

Tv Klan