
“French i padukshëm”, ky trend i thonjve po preferohet shumë nga vajzat
00:00 20/11/2023
Thonjtë në stilin French padyshim janë të përjetshëm. Por këtë fundvit, po bëhet trend aplikimi i këtij lloj manikyri në një tjetër version, atë të “padukshmin”.



“Invisible French” është taktikë tejet e thjeshtë, por e bën dorën të duket kaq elegante. Në këtë mënyrë shkelet “rregulli i artë” i nuancës së bardhë në një bazë të lehtë. Në vend të saj, do vizatohet një vijë e hollë dhe e zbehtë, e cila është si imituese e thonjve klasikë.


Mund të përdorni tone të ndryshme për të ose pak xixa. Nësë dëshironi një rezultat akoma më mbresëlënës, aplikoni dy vija në vend të një, keni disa opsione!


/tvklan.al