Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kryesia e FRESH-it ka kontestuar sot rezultatin e Kongresit të 3 të PS për emrat e rinj të KPD. Lideri i tyre Meta moszgjedhjen e 20 kandidaturave të FRESH-it për në KPD e konsideroi hap prapa që vë në pikëpyetje rinovimin e PS. Të rinjtë eurosocialist sipas Metës kanë përkrahjen e shumicës së PS ndaj mospjesmarrja e tyre në KPD sipas tij rrezikon anëtarësimin në Internacionale.

Ilir Meta, Zv/kryeministër:- “Rezultati del pak ndryshe madje dhe i kontestueshem siç është edhe fakti që nga 20 e ca kandidatë të FRESH-it për KPD e PS paska fituar vetëm sekretarja e përgjithshme e FRESH-it, Monika Kryemadhi dhe gjithë të tjerët kanë humbur. Nuk besoj se kandidatët e Kongresit kanë sjellë pikërisht këtë rezultat votimi për eurosocialistët, duke patur parasysh se kandidati për kryetar që përkrahej kryesisht nga eurosocialistët ka marrë gati gjysmën e votave të kongresit ndërsa të gjithë eurosocialistët janë të klasifikuar në dy kategori të cilat nuk besoj se përputhen me vetë realitetin e zhvillimit të kongresit dhe të votimit atje. Dhe vendosmeria ime për të ecur përpara për të kontestuar në realitet këtë rezultat që ka sjellë ky kongres dhe që nuk përputhet me vetë realitetin e PS, gjë për të cilën duhet të bëjmë të gjithë hapat e duhur të cilët nuk çojnë në dobësimin e PS, nuk çojnë në përçarjen e saj, por do ndihmojnë që të zgjohet më mirë PS dhe të ndërgjegjësohet se ku duhet të shkojë në menyrë që shqiptarët të se sa kanë sot pas kongresit të 3 të PS”.

Por deklarata e Metës ka ndeshur në reagimin e kryesocialistit Fatos Nano. Sipas Nanos çifti Meta i kanë merituar vendet në KPD socialist. Partia Socialiste do të vazhdojë partneritetin me të rinjtë e FRESH-it theksoi Nano. Nano u ka kërkuar sot në mbremje ish-sekretarëve socialiste të dorëzojnë çelesat e zyrave të tyre në PS. Vetëm Ruçi e ka bërë një gjë të tillë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame