Eurosocialistët kanë festuar sot në  mbrëmje në Qëndrën Ndërkombëtare të Kulturës 7-vjetorin e themelit të forumit eurosocialist. Në festën e të rinjve socialistë ka munguar krvetari Nano. Të pranishëm ishin ministrat e kabinetit Majko, anëtarë të FRESH, diplomatë të huaj, Ambasadorja Amerikane. Kryetari aktual i FRESH dhe njëkohësisht zëvëndës kryeministër i kabinetit Majko, Ilir Meta shprehet :

” Mendoj se në sajë të rolit të madh që ka luajtur FRESH në këto vite, sot është një Parti Socialiste shumë më ndryshe nga sa ishte në vitin 1991,duke mos veçuar vëtëm FRESH por dhe gjithë ato forca progresive që ka Partia Socialiste”

Nuk kanë munguar në festë dhe ish ministrat e qeverisë Nano. Ish zëvëndës kryeministri Fino këtë qeverisje e quan socialiste dhe jo rinore e ndërsa për mungesën e Nanos ai nuk ka koment.

Pamje eurosocialistët Ilir Meta, Bashkim Fino intervistë, Luan Rama, Petro Koci, etj. Ambasadorja Amerikane Mariza Lino./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame