Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Eurosocialistët më 15 Janar do të zgjedhin kryetarin e ri të forumit të tyre. Para mbajtjes së kongresit të FRESH-it, kryeministri dhe kryetari i FRESH Ilir Meta parashtron në selinë rozë piketat e rinovimit të forumit. Kanë kaluar 8-vjet nga themelimi i këtij forumi, që  ka furnizuar me politikanë  të rinj udheheqjen e PS-së. Në mbledhjen e komitetit drejtues të FRESH është folur me tone kritike për ecurine e fundit në universitete, ku shumë prej kandidateve nuk arriten të zgjidhen në kongresin e 3 socialistë, anëtarë të Komitetit Drejtues Socialistë.

Me ndryshimet e reja statutore të miratuara në kongres, kërkohet ndarja e funksioneve shtetërore nga ato partiake. Megjithatë mbeten edhe disa ditë për të parë se kryeministri Ilir Meta do të rizgjidhet në krye të FRESH-it apo bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe ndonjë kandidaturë tjetër do të rivalizojnë për këtë post./tvkla.al

Gazetar – Vladimir Lame