Me vëmendjen e veçantë tek të rinjtë dhe tek qytetarët e Tiranës,  Forumi Rinor Euro-Socialist çeli fushatën e anëtarësimeve të reja. Qindratë rinj  kishin mbushur Amfiteatrin pranë Universitetit të Arteve duke shprehur dëshirën për të dhënë kontributin e tyre për Tiranën dhe Shqipërinë që duam.

Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se kjo është ftesë për t’u bërë aksionerë i partisë që ndryshon totalisht, rrënjësisht dhe progresivisht imazhin dhe jetën në Shqipëri.

“Kjo nuk është një ftesë për t’u bërë anëtarë të një klubi, as anëtarë të një rrethi shoqëror jam i sigurt që secili prej jush ka klubet e veta dhe rrethet shoqërore ku frenkueton. Kjo është ftesë për tu bërë aksionerë i partisë që ndryshon totalisht, rrënjësisht dhe progresivisht fytyrën, imazhin dhe jetën në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se ky tur anëtarësimesh është një ftesë për këdo që do të bëhet pjesë e një familjeje të madhe që merr vendime të rëndësishme. Veliaj vlerësoi dhe nismën e qeverisë “Rama” ku për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë që nga janari i 2019-ës, do të jepet një çek prej 400 mijë lekësh të vjetra.

“E dëgjuat sot vendimin e qeverisë për lindjet? Unë e dëgjova më shumë se të tjerët, si baba i ardhshëm (qesh). Të gjithë fëmijët në Shqipëroi, nëse janë fëmija i parë do të marrin 400 dollarë, nëse janë fëmija i dytë do të marrin 800 dollarë dhe ata që janë fëmijë të tretë 1200 dollarë. Arsyeja se pse e përmenda nuk është rastësor, pro një vendim që e merr politika. Ky tur anëtarësimi është një ftesë në një familje që merr këto vendime. Çdo gjë është politike, jo vetëm ky vendim. Vendimi që morëm para pak kohësh, ku Rama dhe Nikolla anoncuan që librat do të ishin falas për të gjithë fëmijët nga klasa e parë në të katërtën, ishte një nga gjërat më të bukura që ndodh për një prind, teksa përgatitet të mendojë për shpenzimet e çuarjes së fëmijës në shkollë. Vendimet për të bërë korsi biçikletash, për të sjellë makina elektrike, vendimi për të mbjellë pemë, të gjitha janë vendime që duken shumë të bukura kur kanë ndodhur, janë vendime që i merr politika”

, tha Veliaj teksa shtoi se në historinë e vendit tonë vendimet më të shumta në dobi të njerëzve, qytetarëve dhe vendit, janë marrë nga qeveria socialiste.

Kreu i Bashkisë deklaroi se  PS po bëhet gati për një tjetër fitore, teksa fillon edhe rrugëtim për të dhënë llogari në çdo cep të Tiranës.

“Ne po hyjmë në një fazë ku po bëhemi gati për një betejë, por përpara se të bëhemi gati për një fitore tjetër, në Tiranë, dhe në gjithë Shqipërinë, ne na duhet të japim pak llogari. Edi Rama dhe qeveria e filluan këtë me turin e llogaridhënies, në të gjitha bashkitë, në të gjitha komunitetet, në të gjitha njësitë administrative, kryesisht me çështje që janë tipike të qeverisë qendrore.

Disa ishin çështje investimesh, të mjekësisë, arsimi, të legalizimeve, ndërkohë që ka ardhur koha që të gjithë ne të tjerët të japim pak llogari për ato gjëra që kanë ndodhur në nivel lokal, si i kemi menaxhuar qytetet tona, sa të pastra janë, sa të gjelbra janë, sa kemi bërë investime në komunitet. Kemi investuar vetëm në shesh dhe në qendër, apo kemi parë edhe periferitë?! Ndaj mezi pres, unë i pari, por edhe gjithë kolegët e tjerë që shërbejnë në njësitë vendore, qoftë kryetarë bashkie apo drejtues të njësive administrative, ta bëjmë këtë tur në komunitet, duke qenë se përkon edhe me draftimin e buxhetit”,

tha ai./tvklan.al