Emma Allitt 24 vjeç nga Londra ka zbuluar se vuan nga sëmundja “Vaginismus”. Kur ishte 16 vjeç, Emma përjetoi dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale, por nuk e mendoi se kjo ishte shqetësuese, derisa arriti në moshën 20-vjeçare.

Ajo mendonte se seksi i dhimbshëm ishte normal dhe diçka që çdo vajzë adoleshente e përjetonte. Situata e saj u përkeqësua aq shumë sa ajo kishte frikë nga marrëdhëniet, filloi të veçohej nga miqtë, u mbyll në vetëvete dhe madje arriti deri aty sa kërkoi terapi në mënyrë që të kalonte këtë periudhë të errët të jetës së saj.

“Kjo situatë më bëri të pyes veten, pasi nuk dija se çfarë ishte e gabuar me mua dhe fillova të urreja vërtet trupin tim”, thotë Emma.

Gjithashtu, ajo filloi të largohej nga djemtë, frikësohej totalisht nga gjinia e kundërt, aq sa në universitet filloi të shtirej sikur kishte prirje të kundërta seksuale, në mënyrë që të evitonte pyetjet e vazhdueshme nga ana e miqve.

Kur takoi partnerin e saj aktual, Ema mësoi gradualisht t’i besonte atij dhe filloi të fitonte sigurinë që i mungonte prej vitesh, për të hyrë në një marrëdhënie fizike.

Dhimbjet e saj u qetësuan, pasi ajo filloi të përdorte një vaj masazhi që përmban kanabidiol dhe kjo e ndryshoi tërësisht jetën e saj. Emma tani e përdor atë sa herë që kryen marrëdhënie seksuale.

Pasi e përdora atë, kuptova që nuk ndjeja dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe kam qarë. Përdorimi i tij ka ndikuar jo vetëm në marrëdhënien tonë në çift, por edhe ka ndikuar pozitivisht në vlerësimin që kam për trupin dhe veten time”, shprehet 24-vjeçarja. /tvklan.al