Të paguash 116 mijë Euro për të monitoruar në maksimum të dashurit futbollistë gjatë kampionatit Europian të kësaj vere. Ky është plani i bashkëshorteve, të fejuarave dhe të dashurave të futbollistëve të kombëtares angleze.
Duke mos pasur besim te shërbimi i sigurisë garantuar nga federata angleze, këto të fundit janë gati për të shtuar masat dhe për të shmangur në maksimum sulmet terroriste, por edhe tradhëti të mundshme gjatë këtij turneu.

Paratë do vihen në dispozicion nga një grup i të dashurave të lojtarëve, të udhëhequr nga Fern Maguire dhe Megan Pickford, bashkëshorte të mbrojtësit të Manchester United dhe ajo e portierit të kombëtares angleze. Kësaj ideje do i bashkohen edhe partneret e Jack Grealish dhe Bukayo Saka.

Ato po kërkojnë të punësojnë ish-staf ushtarak të trajnuar për t’u përballur me çdo lloj kërcënimi, ndërsa do të veprojnë nga distanca dhe që veprimet të mos raportohen te federata angleze. Kombëtarja e Anglisë debuton në Euro2024 ndaj Serbisë, me të gjithë kompeticionin që do transmetohet LIVE në televizionin kombëtar “KLAN”.
Klan News