Frika mund të kontrollohet. Ekziston në tru një “çelës” molekular që bën të mundur fikjen e frikës dhe janë pikërisht neuronet përgjegjës për të ashtuquajturin hormoni i dashurisë, ose ositoksina.

Zbulimi është bërë me teknikën e analizës gjenetike, falë së cilës u arritën jo vetëm të studiohen, por edhe të manipulohen neuronet që prodhojnë ositoksinën dhe që luajnë rol primar si në lindjen e kujtimeve të lidhura me frikën, ashtu edhe në aftësinë për t’i përjetuar.

Vrojtimi i sjelljeve të tyre bëri të mundur që studiuesit të kuptojnë edhe komunikimin me strukturën e trurit amigdala, që është thelbësore në shfaqjen e frikës.

Rezultatet hedhin dritë mbi mekanizmat nervorë të lidhur me memorien dhe frikën dhe mund të ndihmojnë në trajtimin e shqetësimeve psikiatrike, si ankthi dhe stresi post-traumatik.

Zbulimi është publikuar në revistën shkencore Neuron dhe është rezultat i një pune kërkimore evropiane, me bashkëpunimin e studiuesve italianë, gjermanë, francezë e spanjollë.

Klan Plus