Frika nga Covid, izolim i dyfishtë për të burgosurit në Belgjikë



Frika nga Covid, izolim i dyfishtë për të burgosurit në Belgjikë

22:25 27/02/2021

Covid-19 ka shpërthyer në një burg në Belgjikë. Më shumë se gjysma e stafit dhe të burgosurve janë konfirmuar pozitivë dhe autoritetet janë alarmuar.

Tashmë në burgun Namur, të gjithë të burgosurit janë në një karantinë të dyfishtë, pasi janë izoluar në qelitë e tyre.

BBC bën me dije se të burgosurit nuk do të lejohen shëtitje ose të kryejnë dushe në mënyrë kolektive. Po ashtu ata do të marrin ushqimin në qeli si dhe rroba apo sende të tjera të nevojshme.

Situata është përkeqësuar për një të burgosur, i cili mësohet se ndodhet në spitalin e burgut dhe po merr shërbim të specializuar mjekësor. Kathleen De Vijve, një zëdhënëse e administratës së burgut, deklaroi se situata është shumë e rëndë.

Të gjitha vizitat janë pezulluar, pasi nuk lejohet askush që të futet në këtë institucion për të shmangur një përhapje të mëtejshme të Covid.

Por lidhur me këtë vendim disa të burgosur dhe familjarë të tyre janë shprehur kundër dhe kanë protestuar. Tashmë të dënuarit do duhet që të zbatojnë rregullat e reja, pasi situata e Covid është e rënduar jo vetëm në këtë burg por në të gjithë vendin./tvklan.al







Të ngjashme