Frika nga COVID, vdesin 6 të burgosur pas përleshjeve të dhunshme


Frika nga COVID, vdesin 6 të burgosur pas përleshjeve të dhunshme

09:42 30/11/2020

Të paktën 6 persona  janë vrarë dhe 52 të tjerë janë plagosur pas përleshjeve të dhunshme që ndodhën në një burg në Sri Lanka.

Të burgosurit u ngritën në një revoltë pas rritjeve të rasteve të infektimit me COVID dhe kërkuar që të liroheshin para kohe që të mos vijonte përhapja e sëmundjes.

Kur zëri i tyre nuk u dëgjua, ata  përdorën forcën kundër zyrtarëve të burgut e cila solli një përleshje të dhunshme.

Zëdhënësi i policisë Ajith Rohana tha që rojet kishin “përdorur forcë për të kontrolluar situatën”, duke shtuar se deri tani janë raportuar mbi 1000 të prekur nga COVID në burgje.

Raportimet e mediave ndërkombëtare tregojnë se rojet e burgut kishin hapur zjarr kundër të burgosurve dhe numri i viktimave mund të kishte qenë dhe më i madh.

Ngjarja e ndodhur të dielën është fundi i trazirave që kanë ndodhur javët e fundit në Sri Lanka, pasi infektimet po shtohen me shpejtësi dhe paniku po ashtu./tvklan.al








Të ngjashme