Rritja e përdorimit të monedhës euro në ekonomi ka shqetësuar Bankën Qendrore, e cila ka nisur punën për të bërë një plan masash në mënyrë që të ulë përdorimin e kësaj monedhe në tregun shqiptar. Në një intervistë për televizionin Klan, kreu i departamentit të Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, Klodion Shehu, shpjegon rreziqet që sjell për Shqipërinë fenonomeni i “euroizimit”, që nga ulja e cilësisë së poltikës monetare që merr Banka, e deri në riskun që përcillet te individët nga kursi i këmbimit.

Banka e Shqipërisë ka nisur punën me Ministrinë e Financave për të marrë një plan masash, i cili synon të ulë përdorimin e monedhës së përbashkët europiane. 50% e kredisë sot, është në valutë, ( grafik me strukturën e kredisë) çka përbën një risk potencial për individët të cilët kanë të ardhura në lekë. Një nga mënyrat mund të jetë edhe marrja e masave ligjore ku të mbrohen shtresat vunerabël që marrin kredi në euro.

Gjatë vitit që shkoi depozitat në euro patën një rritje me 214 milion euro, ndërsa transfertat e pagesave dhe remitancat në këtë monedhë kanë bërë që kursi i këmbimit të ndryshojë ndjeshëm. Ekulibiri i ri i euros është 135 lekë, kjo rënie e vlerës së saj përbën rrezik të madh si për bankat që marrin sot depozita në euro, dhe për konsumatorët që kanë kredi në këtë monedhë, për shkak të mbiçmimit që mund të ketë në të ardhmen.

Tv Klan