Numri i viktimave ka shkuar në 100, ndërsa të zhdukur rezultojnë 200 të tjerë

Për Ayuko Noto, 2024 nisi në mënyrën më të keqe të mundshme. Në ditën e Vitit të Ri, një tërmet me magnitudë 7.6 goditi qytetin e saj të lindjes Wajima, duke rrafshuar shtëpitë dhe duke shkaktuar vdekjen e të paktën 110 personave.

Nga frika e shkatërrimit të mëtejshëm që vjen nga pasgoditjet, çdo natë, Noto dhe familja e saj mblidhen dhe flenë në furgonin e familjes.

“Lëkundjet po vazhdojnë ende. Ne kemi zgjedhur makinën tonë për të fjetur, në mënyrë që të mund të iknim menjëherë në rast se fillojnë lëkundjet e mëdha të tërmetit. “

Jo shumë larg nga Notos, Akiko Obayashi, 73 vjeç dhe burri i saj Yutaka, 75 vjeç, ishin dëshmitarë se si shtëpia e saj prej druri u shkatërrua para syve të tyre. Pasi kaluan një natë në një qendër komunitare të kthyer në qendër evakuimi, ata vendosën të shkonin në shtëpi dhe të flinin në automjetin e tyre të vogël.

Ne na pëlqen liria, por nëse shkon në një qendër evakuimi, duhet të ndjekësh rregullat e qendrës së evakuimit. Por këtu, ne mund të lëvizim lirshëm dhe kemi gjithashtu hapësirë.”

E pyetur për sa kohë do të vazhdonin ta bënin këtë, ajo përgjigjet.

Unë thjesht nuk kam një përgjigje për këtë.”

Tërmeti shkatërroi infrastrukturën dhe dëmtoi linjat  e energjisë duke lënë 22,000 shtëpi në rajonin Hokuriku.

Klan News