Kryeministri Edi Rama u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen në të gjitha qendrat shëndetësore, poliklinikat dhe pikat e vaksinimit.

Kur kanë mbetur edhe disa ditë nga muaji i vaksinimit masiv, Rama u kërkon qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi, në një kohë kur varianti Delta i Covid-19 ka njohur rritje në të gjithë botën por edhe në vendin tonë.

Me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund muajin e hapur të vaksinimit, edhe sepse situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë. Vaksinimi ndaj Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar”, ka shkruar në Facebook Kryeministri Edi Rama.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime.  /tvklan.al