Studiuesit: Zbulimi mund të ndihmojë për të kuruar personat që nuk kanë emocione!

Lokalizohet në tru mekanizmi që e bën frikën të jetë ngjitëse, veçanërisht tek njerëzit që janë mjaft emocionale. Është i pranishëm në shumë specie kafshësh, përfshirë edhe njeriun. Kërkuesit shpjegojnë se është një lloj sistem alarmi i heshtur, në të cilin përpunohen në mënyrë të pavetëdijshme situatat e rrezikut, ato me të cilat çdo qenie përballet gjatë ekzistencës.

Transmetimi social i dhimbjes apo frikës realizohet nëpërmjet disa strukturave të dyfishta, të parat janë të ndikuara nga një zonë që lidhet me proceset konjitive të motivimit dhe shpërblimit, që më pas kanë rol kyç në ndjesitë e kënaqësisë dhe të frikës. Ndërsa zona e dytë, është ndër më primitive në tru dhe është e lidhur drejtpërdrejt me menaxhimin e emocioneve.

Kërkimi është i rëndësishëm për të kuptuar më tepër mbi lidhjet nervore të empatisë, aftësia për të kuptuar dhe ndjerë emocionet e të tjerëve. Aty ku empatia mungon, si në rastin e disa sëmundjeve psikiatrike, ky zbulim do të vijë në ndihmë të shkencës për kurimin e tyre.

Studimi është kryer nga Universiteti amerikan i Standford nën koordinimin e Monique Smith dhe është publikuar në revistën Science./tvklan.al