Pothuajse 2 mijë banesa janë shkatërruar plotësisht nga flakët që kanë përfshirë këtë periudhë Australinë, ndërsa siç thonë zyrtarët, ekuipazhet po përgatiten fuqishëm për përkeqësimin e situatës në ditët në vijim.

“BBC” raporton se së paku 25 persona kanë humbur jetën nga zjarret, ndërsa rreziku mbetet tejet i lartë dhe flakët po përhapen në vatra edhe më të mëdha.

Një ditë më parë në disa nga zonat e prekura nga flakët, pati reshje të lehta shiu dhe ulje të temperaturave, por zyrtarët dolën me deklaratën e prerë duke bërë thirrje që të mos kënaqen me këtë fakt, pasi pas ditës së enjte pritet sërish ngritje e temperaturave. Ai bëri thirrje që kjo situatë e tanishme të shfrytëzohej për të evakuuar njerëzit dhe për t’i dërguar në një vend të sigurtë.

Australia po lufton me një kohë aspak normale, më ngritje të larta temperature dhe me një thatësirë të madhe.

Të martën, zyrtarët e New South Wales (NSW) thanë se zjarret atje kishin shkatërruar plotësisht  1588 shtëpi dhe dëmtuar 653 të tjerë.

Rreth 200 shtëpi janë shkatërruar në Victorian fqinje dhe më shumë se 100 banesa në vendet e tjera të prekura nga zjarret.

Këshilli i Sigurimeve të Australisë vlerësoi se fatura e dëmit kishte arritur në 700 milion dollarë, e ndërsa bëri me dije se pritet që kostoja sigurisht të arrijë shifra edhe më të larta.

Nga ana tjetër, në disa nga qytetet të cilat janë mbuluar nga tymi, si Canberra, Sidnei dhe tani Melburni, mjekët kanë paralajmëruar rritje të rreziqeve të rrugëve aspiratore (frymëmarrjes), veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Por cili është kërcënimi aktual nga zjarri?

Reshjet e shiut kanë rënë në New South Wales dhe Victoria dhe temperaturat janë ulur, por zyrtarët kanë paralajmëruar se flakët do të ngrihen sërish. Ata kanë frikë se flakët e mëdha në të dy shtetet mund të arrij në pikën e bashkimit duke krijuar fronte të paparashikueshme zjarri, atë qe e kanë quajtur “mega-zjarri”, duke paraqitur rrezik të lartë për jetët e njerëzve dhe shtëpive.

Qindra prona u shkatërruan në fundjavë. Qytetet rurale dhe qytetet e mëdha u “pushtuan” nga një qiell i kuq, tym e hi.

Ndërkohë këto dy ditë kur ka pasur reshje shiu, janë shfrytëzuar që ekipet të merren me zonat e prekura. Ushtria tha se kishte dërguar furnizime, personel dhe automjete në ishullin Kangaroo afër qytetit të Adelaide në Australinë e Jugut. /tvklan.al