Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve

Libani është në ditë zie, një ditë pas protestave të përgjakshme në kryeqytetin Bejrut.

Dhuna nisi gjatë një proteste të grupeve myslimane shiite, Hezbollah dhe Amal, kundër gjyqtarit që po heton shpërthimin e vitit të kaluar në portin e qytetit.

Hetimet e incidentit janë përcjellë vazhdimisht me tensione. Shiitët dhe të krishterët janë ndarë në anë të kundërta.

Hezbollahu, grup i armatosur rëndë, i mbështetur nga Irani, kërkon shkarkimin e gjykatësit, duke e akuzuar atë për anshmëri, por familjet e viktimave e mbështesin punën e tij.

Çështja është e ndjeshme edhe për faktin se shpërthimi në port ka shkaktuar më shumë viktima myslimane, por pjesa më e madhe e dëmit fizik ka ndodhur në zona kryesisht të krishtera.

Tensionet mbi shpërthimin e portit kanë kontribuar në shumë probleme të Libanit, duke përfshirë një kolaps të monedhës, hiperinflacion, rritje të varfërisë dhe një krizë energjetike e që çon në ndërprerje të zgjatura të energjisë elektrike.

Sekretari i përgjithshëm i OKB –së Antonio Guetrres  u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë dhunën dhe të përmbahen nga çdo veprim provokues ose retorikë nxitëse.

Nga frika e rikthimit të dhunës sektare, Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu ka reaguar dhe ka bërë  thirrje për “uljen e tensioneve” në Liban.

Një zjarr shkaktoi shpërthimin e 2,750 ton nitrat amoniumi, një kimikat i djegshëm i cili ishte ruajtur në mënyrë të pasigurt në një magazinë porti për gati gjashtë vite në  gusht të  vitit të  kaluar .

Në  këtë  shpërthim u vranë 219 njerëz, 7,000 u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan shumë  ndërtesa.

Klan News