Frikë nga vala e dytë e COVID, Conte firmos masat e reja shtrënguese



Frikë nga vala e dytë e COVID, Conte firmos masat e reja shtrënguese

08:20 19/10/2020

Në Itali po shfaqet vala e dytë e COVID-19 dhe qeveria e Giuseppe Contes ka firmosur sot disa kufizime për qytetarët.

Në një konferencë për mediat kryeministri Conte është shprehur se rastet po rriten ndaj janë marrë disa masa shtrënguese.

Kryetarët e bashkive e komunave janë autorizuar që të mbyllin rrugë e sheshe që frekuentohen nga qytetarët natën. Po ashtu nuk do të lejohet lëvizja e banorëve jashtë zonave të tyre rezindenciale.

Në orën 18:00 do të mbyllen të gjithë lokalet, baret, disktot e ambientë të ngjashme me to. Për shkollat është vendosur që të mos mbyllen, por mësimi do të bëhet me turne për të shmangur grumbullimet.  Po sot është marrë vendimi për të mos lejuar asnjë grumbullim./tvklan.al




Të ngjashme