Për tre ditë me radhë po vijon përplasja me palestinezëve dhe forcave të policisë izraelite. Por duket se përplasjet që kanë çuar në qindra të plagosur mund të vijojnë dhe sot pasi pritet që hebrenjtë të zhvillojnë një marshim nacionalist.

Marshimi vjetor i Flamurit të Ditës së Jerusalemit, është një ditë e shënuar për hebrenjtë dhe ata zhvillojnë ecje dhe në zonat që banohen nga mysliman.

Por nga ana tjetër palestinezët e shohin si një provokim dhe mund të ketë një rritje të tensioneve në një kohë që përplasjet e dhunshme po vijojnë për 3 ditë me radhë.

lidhur me frikën për trazira, një ish-zyrtar i lartë i mbrojtjes izraelite, Amos Gilad, bëri thirrje që marshimi të anulohej duke  paralajmëruar se mund të kishte dhunë.

Tensionet kanë qenë të larta në qytet për shkak të dëbimit të familjeve palestineze nga Jerusalemi dhe policia ka ndërhyrë me dhunë gjatë një feste të myslimanëve.

Nga përplasjet e ditëve të fundit janë plagosur qindra palestinezë dhe më shumë se 20 oficerë policie izraelitë./tvklan.al