Dosja belge në ngarkim të deputetit Mark Frroku ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme. Një material prej 2 500 faqesh i është dërguar organit të akuzës për vrasjen e Aleksandër Kurtit, në mars të vitit 1999, për të cilën akuzohet deputeti i Shkodrës.