Shqipëria ndodhet në vendin e 9 në Europë për numrin e lartë të të prekurve nga Fruthi. Edhe pse ritmi i vaksinimit është rritur, sërish ai rezultoi i pamjaftueshëm për të ndaluar qarkullimin e virusit. Për këtë arsye, bluzat e bardha rekomandojnë kryerjen e vaksinës .

“Sëmundja  e fruthit, rastet e shtuara të vjetshëm dhe sivjet kanë ndërgjegjesuar prindërit. Është ulur numri i refuzimeve. Këtë vit kemi një shtim të numrit të fëmijëve të vaksinuar. Rreth 30-35 raste vaksinimesh, ka raste që ky numër intesifikohet”.

Nga Janari deri në Shkurt, në vend numërohen 51 raste të prekur nga fruthi, kryesisht ata të moshës 0 deri 2  vjeç. Megjithatë në krahasim me një vit më parë, numri i të prekurve nga fruthi ka një rënie të ndjeshme.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 33 nga të prekurit janë në Tiranë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, në vend numëroheshin 163 persona të infektuar me fruth. Sipas OBSH, në vitin 2018 numri i njerëzve të infektuar me virusin e fruthit ishte më i larti në këtë dekadë, tre herë më shumë se viti 2017.

Tv Klan