Rastet e fruthit në Evropë kanë shënuar një rekord të lartë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Më shumë se 41,000 njerëz janë infektuar në gjashtë muajt e parë të 2018, duke çuar në 37 vdekje.

Vitin e kaluar kishte 23.927 raste dhe në vitin 2016 kishte 5.273 raste. Ekspertët shpjegojnë se këto shifra vijnë si pasojë e mungesës së vaksinimit.

Në Angli, ka patur 807 raste deri më tani këtë vit. OBSH po u bën thirrje vendeve evropiane të ndërmarrin hapa, shkruan BBC.

Fruthi është sëmundje ngjitëse dhe përhapet nga kollitja dhe teshtima.

Infeksioni zgjat 7 deri në 10 ditë. Por, ndërsa shumica e njerëzve shërohen plotësisht, kjo mund të shkaktojë disa komplikime serioze, duke përfshirë:

-encefalit (infeksioni dhe ënjtja e trurit)

-meningjit

-konvulsione febrile

-pneumoni

-infeksioni i mëlçisë (hepatiti)

Vaksina kundër fruthit mund të parandalojë infeksionin, por një studim i përpiluar 20 vjet më parë që gabimisht lidhi fruthin me autizmin ka bërë që njerëzit të mos i besojnë vaksinës.

Ukraina dhe Serbia janë ndër vendet që mbajnë rekord në Evropë për personat e prekur nga fruthi.

Simptomat e fruthit përfshijnë: simptoma të ftohtjes, teshtima. Ethe, lodhje e trupit, dhimbje muskujsh. Pika të kuqe në lëkurë, etj./tvklan.al