Sipas llogaritjeve të IGJEUM, nivelet dhe prurjet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta, por duke filluar nga fundi ditës së sotme dhe përgjatë gjithë javës do të jenë në rënie. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, nuk pritet rrezik nga përmbytjet.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër dhe Lezhë ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje. Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9 / 16 °C; në vendet e ulëta: 4 / 16 °C; në vendet malore: 3 / 13 °C.

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin./tvklan.al