Për Cassidy Valentine, mbushja e buzëve për pak sa nuk i kushtoi jetën. 22-vjeçarja, blogere mbi bukurinë, thotë se buza e saj gati sa nuk i ra, ndërsa jeta iu në rrezik pasi acidi hialuronik, një substancë që përdoret në disa mbushës, iu injektua gabimisht në një arterie nga një klinikë në Londër.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, vetëm pak orë pas trajtimit, Cassidy nisi të kishte dhimbje të forta dhe u tmerrua kur vuri re se buza nisi t’i fryhej jashtë mase. Të nesërmen në mëngjes, buzët e saj ishin nxirë.

Fatmirësisht ajo u shpëtua nga mjekët, të cilët i injektuan një enzimë për të shkrirë acidin. Megjithatë ajo u tremb edhe më shumë kur iu tha se nëse do të kishte pritur më gjatë, buza e saj do të kishte rënë.

Tanimë e reja nga Londra kërkon që të ndërgjegjësojë vajzat e tjera që të kenë kujdes kur vendosin t’i nënshtrohen ndërhyrjeve të tilla./tvklan.al