Një dërrasë e zezë, dy stola, 4 banka dhe dy mësues janë inventari i shkollës fillore në Biçisht, vendlindjes e Ali Pashë Tepelenës. Nga kjo gjendje dhe turpi për të, mësuesit nuk pranuan që shkolla të xhirohej nga brenda. Kjo ka ndodhur pas rrëshqitjes së tokës dhe rrëzimit të mureve të shkollës së dikurshme ku nxënësit u detyuan më pas të ndjekin mësimet në një banesë të braktisur të fshatit. Ndërsa, 40 fëmijë të ciklit 8-vjeçar, ndjekin mësimin në fshatin Dragot, rreth 1 orë udhëtim në këmbë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti