Duhej të ishte një luginë zanash, por në fakt sot rrezikon të mbetet një luginë fantazmash. Kjo sepse ky kompleks madhështor me 732 vila, që të kujtojnë kështjellat e magjepsura të Disneyland, kanë mbetur të pabanuara.

Kompleksi turistik, i cili ka në projekt edhe një qendër tregtare ka mbetur pezull. Dhe ndodhemi në Turqi, në këmbët e kodrave Mudurnu në provincën Bolu.

Kriza ekonomike ka bllokuar prej muajsh tashmë projektin ambicioz prej 200 milionë dollarësh, pasi shumë investitorë u tërhoqën nga blerja e 351 vilave, me vlerë rreth gjysmë milioni dollarë secila. Edhe aktiviteti i kompanisë së ndërtimit Sarot është i bllokuar.

Megjithatë, pas muajsh negociata, projekti duket se do të rifillojë, kurse ndërtuesit thonë se për të paguar borxhet është e nevojshme shitja e të paktën gjysmës së vilave.

Tv Klan