Një fshat vetëm 2 kilometra larg qytetit të Lezhës vuan mungesën e ujit të pijshëm prej shumë vitesh. Aty jetojnë kryesisht të moshuar, pasi të rinjtë janë larguar në emigrim. Bashkia premton zgjidhje provizore.

Në këtë fshat kanë mbetur vetëm të moshuar. Por që s’po mund të kenë as ujin e pijshëm. Ujësjellësi ndodhet mbi shtëpitë në lagjen Ballije në Rraboshtë të Lezhës dhe nuk i furnizon.

Banorët e kanë patur këtë shërbim vetëm 3 vite. Me pas tubacioni është ndërprerë nga ish-komuna Kallmet pa asnjë shpjegim.

Kjo situatë e tillë prej 15 vjetësh. Bashkia e Lezhës është në dijeni të situatës dhe ka analizuar zgjidhjet e mundshme.

Por nënkryetari  Enver Hafizi,  thotë  se njëherë për njëherë do të jetë provizore. Kurse problemi do të zgjidhet përfundimisht kur të bëhet investimi.

Ndërhyrja pritet të kryhet në ditët në vazhdim. E angazhuar është  ndërmarrja e ujësjellësit dhe drejtoria e shërbimeve në bashkinë e Lezhës./abcnews.al