Fshehu kokainën në park, kapet shqiptari – TV KLAN

Fshehu kokainën në park, kapet shqiptari

I gjenden në banese 24 mijë Euro

Një 34- vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë, në Reggio Emilia. I riu është ndaluar pasi është kapur më 10 doza kokainë dhe më vonë pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 24 mijë Euro, raportojnë mediat italiane.

Karabinierët ishin duke kontrolluar zonën, në momentin që panë shqiptarin të dilte me shpejtësi nga një automjet dhe më pas hyri në park ku dhe fshehu sasinë e kokainës. Policia pikasi veprimin e tij dhe po qëndronte në park për të parë lëvizjen e shqiptarit. Ky i fundit bëri një telefonatë dhe më pas në kohën që po merrte sasinë e drogës së lënë tek një pemë është arrestuar. Më pas karabinierët kontrolluan makinëm e 34-vjeçarin ku i gjetën doza të tjera kokainë dhe marijuane. Ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 24 mijë Euro kesh, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

34-vjeçari akuzohet për trafik të lëndëve narkotike është në pritje të gjykimin nga autoritetet e Reggio Emilia./tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione