Fshehu kokainën në vesh, dënohet shqiptari në Angli: Punoj për mafian – TV KLAN

Fshehu kokainën në vesh, dënohet shqiptari në Angli: Punoj për mafian

Foto: Klevis Drazhi

Një 20-vjeçar shqiptar në Angli është dënuar me 30 muaj burgim pasi u kap më 19 Janar duke transportuar lëndë narkotike. Klevis Drazhi u ndalua nga policia britanike për kontroll dhe kur ju kërkuan dokumentet, u dha oficerëve një patentë të falsifikuar shqiptare.

Por efektivët e policisë vunë re edhe një pako të vogël ngjyrë të bardhë të fshehur brenda veshit të tij. Rezultoi se brenda pakos kishte kokainë, e cila u sekuestrua. Gjatë marrjes në pyetje, Drazhi u kishte thënë hetuesve se ishte detyruar nga një anëtar i mafias shqiptare për të shpërndarë kokainë.

Ai pranoi gjithashtu se në Britani të Madhe kishte hyrë ilegalisht i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni. Një gjykatë në Londër e dënoi fillimisht Klevis Drazhin me 11 muaji burgim, por të martën (16 Prill) Gjykata e Apelit i rriti dënimin duke e çuar në 30 muaj. /tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*