Dhuna në futboll dhe trukimi i ndeshjeve janë fenomenet që dëmtojnë vazhdimisht futbollin. Këtë sezon, Superliga tregoi edhe një herë se tensionet nuk është e lehtë të menaxhohen, me dhe pa policinë në brendësi të impiantëve sportive. Në Asamblenë e Përgjithshme, Duka kërkoi bashkëpunim nga të gjithë anëtarët e federatës për minimizimin e këtij fenomeni.

Edhe trukimi i ndeshjeve shqetëson së tepërmi futbollin shqiptar. Skënderbeu ka një dënim prej 10 vitesh për mospjesëmarrje në Europë, ndërsa nën hetim aktualisht është Luftëtari. Këto nuk janë skuadrat e vetme pasi thuajse të gjitha ekipet shqiptare që marrin pjesë në garat europiane hetohen nga UEFA.

Asambleja e Federatës së Futbollit bëri miratoi në formimin e masave në Kodin e Disiplinës Sportive. Gjithashtu, Kodi i Etikes që ka lidhje me trukimin e ndeshjeve, është rishkruar nga e para në përputhje me rekomandimet e UEFA-s. Ndër të tjera u miratua që Federata e Futbollit të jetë e vetmja pronare e të drejtës televizive të transmetimit të ndeshjeve.

Tv Klan