Tirana do të luajë 2 ndeshjet e ardhshme në shtëpi pa praninë e tifozëve.

Pushtimi i fushës në takimin me Kukësin të martën e kaluar u ndëshkua nga Komisioni i Disiplinës. Mbështetësit e Tiranës iu drejtuan lojtarëve të tyre, duke i kërkuar të hiqnin fanellat, pasi nuk ishin të denjë t’i mbanin veshur.

Për këtë incident pati edhe të shoqëruar në polici, për të cilët u hap procedim penal. Masa u morën edhe për forcat e sigurisë private, ndërsa nisi një procedim administrativ për klubin e Tiranës.

Tv Klan