FSHF: Nuk ka paguar detyrimet, ndeshjet falas në internet

Federate Shqiptare e Futbollit i heq Digitalbit të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Superligës për pjesën e mbetur të sezonit. Duke nisur nga kjo e diel, ndeshja Partizani-Luftëtari, e para e javës së 29 dhe takimet e ditës së hënë do të transmetohen pa pagesë në faqen zyrtare të Federatës, fshf/org. Shkak për këtë vendim është bërë mungesa e Digitalb në detyrimet kontraktore, ose më shkurt, mos shlyerja e pagesave. Sipas Federatës, Digitalb ka akumuluar një borxh të madh dhe palët duket se do t’i drejtohen gjykatës.

Në një njoftim publik, Federata shpjegon se ka vënë në dijeni drejtuesit e Digitalb në Maj të vitit të kaluar dhe në Mars të këtij viti përmes shkresave ku kërkohej përmbushja e detyrimeve, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Por edhe pse ka propozuar para pak ditësh pagesën me këste për të amortizuar borxhin, FSHF thotë se sërish nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare, ndaj është detyruar të pezullojë transmetimin për “Digitalb”. Ndalimi i transmetimit do të vijojë deri në përmbushjen e detyrimeve kontraktore.

FSHF sqaron se borxhi i akumuluar është i konsiderueshëm dhe se në kushtet kur këto janë të ardhura të drejtpërdrejta të klubeve anëtare, të cilat privohen padrejtësisht prej tyre, aq më shumë në situatën e vështire ekonomike të shkaktuar nga përhapja e Covid-19.

Tv Klan