Federata Shqiptare e Futbollit reagoi pas debatit në parlament për ligjshmërinë fiskale të këtij institucioni. Në seancën e së enjtes deputeti socialist Erjon Braçe kishte kërkuar në interpelancë ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të FSHF-së thuhet se është një veprim i përsëritur nga i njëjti deputet që sillet si tifoz në parlament dhe ligjvënës në shkallët e stadiumit.

Në reagim shkruhet se u pa jo vetëm gjuhë ofenduese por edhe kërcënuese, që në subkoshiencë fshehin ëndrrën e vjetër të një segmenti të caktuar të politikës për të pushtuar me dhunë FSHF-në.

Federata Shqiptare e Futbollit thotë se transparencën e saj përballë organizmave që është detyruar të përgjigjet në bazë të rregullave.

Tv Klan