Të jenë të kufizuar në numër në tribunat pas porte

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon kthimin e tifozëve në finalen e Kupës së Shqipërisë që do të zhvillohet të dielën në orën 20:00 në AirAlbania Stadium.

Një hapje e kufizuar për publikun në sektorët pas porte ku mund të vendosen mbështetësit e Tiranës dhe Teutës.

Kjo kërkesë e FSHF-së ndaj autoriteteve që lejoi rreth 2 muaj më parë të riniste aktiviteti futbollistik, por me dyer të mbyllura dhe me një protokoll shëndetësor të përcaktuar për të parandaluar infektimin me Covid-19.

Federata Shqiptare e Futbollit e dërgon vëmendjen te Franca që hapi dyert për një numër të kufizuar spektatorësh për finalet e kupave. Federata garanton se do të ketë distancim mes tifozëve konform rregullave. Ndërsa si Tirana dhe Teuta e duan këtë trofe në 100 vjetorin e themelimit.

“Diçka e jashtëzakonisht e veçantë, nëse në 100 vjetorin e klubit të marrim kampionatin dhe kupën. Emri i tyre do të jetë në histori.Jemi të fokusuar te kjo ndeshje më tepër se kurrë. Ne stërvitemi çdo ditë dhe mendojmë për atë kupë”, u shpreh Emanuel Egbo, trajner i Tiranës.

Këto dy skuadra do të përballen për herë të pestë për këtë trofe.

Tv Klan