Institucioni numër 1 i futbollit shqiptar do të votojë pro kandidaturës së sllovenit, pasi e vlerëson punën e tij si të suksesshme

Federata Shqiptare e Futbollit do të mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Aleksander Ceferin për postin e presidentit të UEFA-s në mandatin e ardhshëm 2023-2027. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pasi u shqyrtua propozimi dhe anëtarët ranë dakord për të mbështetur sllovenin, që aktualisht drejton qeverinë europiane të futbollit.

Zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit europian do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ndërsa Ceferin do të garojë për një mandat të tretë. 54-vjeçari u zgjodh fillimisht në krye të UEFA-s në Shtator të vitit 2016 dhe u rizgjodh në këtë post në Shkurt të vitit 2019.

Sipas FSHF, nën drejtimin e tij, UEFA njohu suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare përmes kompeticioneve në nivel kombëtaresh e klubesh, që janë ndër më elitaret në botë. Gjithashtu është vlerësuar edhe mbështetja e sllovenit për federatat anëtare, e veçanërisht për Federatën Shqiptare ka qenë e madhe dhe e vazhdueshme në të gjitha drejtimet.

Klan News