Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar për emisionin Opinion në Tv Klan, lidhur me shpërthimin e tritolit që ndodhi në Durrës pranë shtëpisë së Presidentit të FSHF Armand Duka.

Në një reagim që lexoi drejtuesi i Opinion, Blendi Fevziu, FSHF njofton se Duka ishte rrugës për në shtëpi para se të shpërthente tritoli.

Kam një reagim nga federata sepse Dukën s’po e kapim dot. Presidenti ka qenë duke ndjekur ndeshjen Dinamo-Tirana në Air Albania, është larguar se kishte gruan me covid. Dhe ndërkohë ka marrë vesh kur ka qenë rrugës për në shtëpi 10 minuta pa arritur shpërthimin. Ka marrë një telefonatë nga gruaja, e cila i ka thënë se shpërthimi është dëgjuar në gjithë lagjen”, thuhet në reagimin e FSHF. /tvklan.al